Braçe këshillon gazetarët: Pyeteni pafund Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braçe këshillon gazetarët: Pyeteni pafund Ramën

18:13 | 21/11/2017
në Shqiperi
0

Duke komentuar akuzat e Ramës ndaj medias të cilat ai i quan kazan, kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe këshillon gazetarët: “Pyeteni për çdo gjë, detyrë e gazetarit është ta kërkojë përgjigjen deri në fund. Duhet të pyesni për çdo gjë, u bë kjo, ku, u bë ky koncesion, cili është përfitimi. Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja”.

Z.Braçe, pyetjet që i keni drejtuar z.Ahmetaj, lidhur me kontratat e fituara nga kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale. Keni marrë përgjigje nga z.Ahmetaj për koncesionet off-shore të cilat siç tha nuk i ndalon ligji?
Qeveria ka sjellë në Kubvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Të enjten konferenca e kryetarëve përcakton punimet e Kuvcendit dhe do jetë në rendin e ditës gjatë muajit dhjetor. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Do duhet të bëhet një mbledhje grupi ku do të parashtroj po atë shqetësim që ngrita në komisionin e Ekonomisë. Pastaj do testojmë vullnetin e maxhorancës.

Ahmetaj mori rastin e një off-shore për një njeri që ka qenë pranë qeverisë Berisha…
Kjo historia e fakteve dhe provave kohët e fundit ka ardhur në vëmendjen e opinionit publik. Unë s’mund të flas pa fakte. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri duhet të ndalen. Ministri thotë se nuk ka ligj për këtë gjë. Këto koncesione duhet të ndalohen me ligj.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Sa është kjo listë? Sa kompani off-shore kanë marrë para nga fondet publike?
Ministri i Ekonomisë do paraqesë pranë komisionit një informacion shterues për kompanitë. Bankers është një prej tyre, Stream Oil, kjo e markimit të karburanteve gjithashtu. Ka kompani që kanë ndryshuar pronar pas marrjes së koncesionit në Shqipëri. P.sh, kompania që ka marrë kontratën për skanimin e kontenierëve u shpall me origjinë nga SHBA. Gjatë fillimit të procesit të punës, rezultoi që kompania kishte shitur 49% të aksioneve me një shumë qesharake, një individi që më rezulton edhe me biznese të tjera në Shqipëri. Për këtë arsye, unë kërkoj atë informacion se çfarë po ndodh me këto. Dhe natyrisht, ne kemi dijeninë e plotë apo të qartë për pronarët e këtyre kontratave. Ka dy lloj koncesionesh, ai i dhënë nga PD, që ka brenda parajsat fiskale dhe lloji tjetër i koncesionit ky i aplikuar këto 4 vite ku kemi qenë bashkë PD-PS-LSI, ku qytetarët nuk ngarkohen te koncesionari, por në këtë formë, ku është buxheti që paguan koncesionarin përmes Partneritetit Publik Privat.

Për leje ndërtimi të dhëna firmave off-shore keni informacione?
Lejet e ndërtimi s’i jep qeveria, por pushteti vendor. Nuk jam i familjarizuar me biznesin e betonit. Kam një qëndrim timin personal kundër histerisë së betonit në këtë vend. Dhe dje në komisionin e Ekonomisë patëm një shkëmbim me Jakajn pikërisht për këtë gjë. Ajo që mua më intereson është që çdo gjë të jetë në dritën e diellit. Nëse bashkitë marrin vendime për një leje ndërtimi, ajo leje duhet të jetë publike dhe natyrisht edhe pronësia e kompanisë që ka përfituar këtë leje, të jetë në dritë të diellit. Të dimë cilat janë kompanitë që përfitojnë benefice nga pushteti vendor e qendror, të dimë detyrimet fiskale të këtyre kompanive të shlyera ose jo.

Si i komentoni deklaratat e Ramës për kompanitë me dy bilance?
800 kompani janë me bilance të dyfishta të cilat deklarojnë 40% të punonjësve me paga 30 mijë lekë. Ky është evazion që i bëhet buxhetit të shtetit. Por ka edhe një problem tjetër. Marr një rast konkret të një biznesmeni që fiton 3.8 mld lekë në një vit dhe punonjësit e asaj kompanie, 40% e rrogave janë 30 mijë lekë të reja. Kaq paguhen, ndërsa ai fiton 3.8 miliardë lekë në vit. Ky biznesmen gjen strehë edhe në politikë.

Petrit Vasili flet për 2 mld lekë të fituara nga kompanitë në arbitrazh. Dy janë të Francesco Becchetti…
Pse nuk e thotë publikisht ky zotëria. Anën e kujt mban në këtë histori? Të shtetit apo të këtij zotërisë? Kemi HEC-in e Kalivaçit, i ka marrë para Deustche Bank dhe ky është një përfitues duke futur në kurth qeverinë dhe kompanitë e mëdha. Për këtë çështje sot nga ministri i Energjisë u tha se para arbitrazhit të dyja palët kanë pranuar se ajo kontratë ëhtë e mbyllur, sepse nuk është zbatuar. Edhe ky biznesmeni pranë të cilit është Vasili dhe pala shqiptare kanë rënë dakord para gjyqit që kjo kontratë është e zgjidhur.

Ai thotë ka rrezik. Është një letër e dërguar në prill…
Le t’ia lexojë publikut dh të thotë veprimet që ka ndërmarrë ky zotëria gjatë kohës që ka qenë ministër. E kam dëgjuar fillimisht nga Spahiu dhe z.Haxhinasto sot. Ky i fundit tha Kalivaçi. Kalivaçi është i atij zotërisë. Dhe kuptuam se kontrata për këtë është zgjidhur në arbitrazh.

Si e komentoni buxhetin e 2018?
Buxheti i vitit të ardhshëm është llotaria më e madhe sociale.

Po për projektin 1 mld dollarë? A ka rrezik për pastrimin e parave siç thotë opozita?
Pse dhe ju e dëgjoni këtë komshiun tonë të përbashkët?! Në parlament nuk u fol për ekonomi dhe unë e kam dëgjuar nga Divjaka. U tha se hotelet me 5 yje do jenë për pastrim parash, e mori përgjigjen dhe nuk diti të flasë më. Të vijë në Shqipëri Hilton dhe të pastrojë para, e kam të vështirë ta kuptoj. Tha që me lejet e ndërtimit po pastrohen para. Përsëri e kishte propagandë, politikë. Thotë se kredia për ndërtimin nuk është rritur. Thotë se ndërtimi është rritur me 19%, por ky stadiumi këtu që kushton miliona dollarë, ndikon në rritjen e ndërtimit, Devolli, TAP-i, ndikojnë te ndërtimi. Duhet të kishte kërkuar të dhënat e BSH  për sektorin e ndërtimit dhe do shihet se kredia për ndërtim për qëllime strehimi është rritur me 5.8 miliardë. Sa kohë që kredia për strehim rritet, ku do ndikojë? Te sektori i ndërtimit.

Si t’i përgjigjemi Ramës kur e quan median kazan?
Pyeteni për çdo gjë, detyrë e gazetarit është ta kërkojë përgjigjen deri në fund. Duhet të pyesni për çdo gjë, u bë kjo, ku, u bë ky koncesion, cili është përfitimi. Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja.

http://shqiptarja.com/politike/2732/bra-e-koncesionet-p-r-firmat-off-shore-t–ndalohen-me-ligj-454308.html

Etiketa: erion brace

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
5 arsyet pse duhet të mbani një qen

5 arsyet pse duhet të mbani një qen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com