Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i nervozuar ditën e sotme pas diskutimit të zhvilluar nga kryeministri, Edi Rama lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve online.
Braçe shkruan se nga “Fundi i Marrëzisë” kjo çështje u kthye në një “Marrëzi pa fund” ku nuk munguan as akuzat për drejtuesit e lartë të sportit në vend. Sipas deputetit socialist të njëjtët “palaço” që kanë marrë peng sportin sot flasin për sportin.
“Nga “Fundi i Marrëzisë” te “Marrëzia pa fund”, të njëjtët njerëz- të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës; por edhe të njëjtë palaço që kanë marrë peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyte”, shkruan Braçe.