Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet

16:33 | 16/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Zbardhen emrat e personave të arrestuar, proceduar dhe të shpallur në kërkim lidhur me aksionin policor që zbuloi se klinikat estektike në Tiranë injektonin botoks kontrabandë te klientët, që sipas hetimeve, transportohet jo në kushtet e duhura mjekësore.

Në pranga janë vënë Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Kumaraku, tha policia, është administrator i një subjekti privat (CAPO-AP) që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin, si dhe furnizon me të klinikat. Ndërkaq, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej botoksi. Shehaj referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton pronare dhe administratore e klinikës estetike “Dea”, ndërsa për Mahmutin nuk ka të dhëna në QKB.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për gjashtë persona: Aida Troka e Allure Beauty Center, ish banore e Big Brother,  Jetlira Beqiraj e Medical Hills Swiss Aesthetic, Jonida Zace e ONYX DERMOCARE, Luada Caushaj e Amra Aesthetics Beaty Clinic Luada, Klarida Bekaj dhe Eni Shemaj, administrator dhe bashkëpronar i “3MT SHPK”.

Read more

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

Ndërsa në kërkim u shpall administratori dhe pronari i administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria, një personazh i cili shfaqet shpesh edhe në ekrane, si dhe dy adminitratorë të tjerë qendrash estetike ku injektohej botoksi kontrabandë. Në një njoftim të Policisë, ata identifikohen me iniciale: K.B. dhe A.F.B..

Sipas bluve, hetimet dhe aksioni policor janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Procedimi nisni për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Hetimet

Në dokumentat e gjykatës, e cila miratoi 30 urdhër kontrollet në qendra estetike thuhet se: Botoxi i njohur si “botulinum toxin-A” shkurt botoksi është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohës ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave. Për vetë mënyrën si aplikohet direkt në nerv apo në muskul kërkon një mjek të specializuar.

“Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se ky shërbim kryhet në çdo ambjent, duke çuar në mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar. Ky barn përveçse është i palejuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave gjen shtrirje të kalimit nëpërmjet pikave të ndryshme doganore”, thuhet në vendim.

Sipas hetimeve: nëpërmjet Morinës vjen një lloj botoksi i quajtur “Nabota” dhe ka origjinë koreane, ndërsa nga Rinas një tjetër lloj botoksi, i quajtur “Disport” dhe është prodhim turk. Nga mënyra e transportit, ky barn mjekësor hyn në vendin tonë si çdo mall i zakonshëm, në një kohë që kushtet e transportit duhet të jenë të përcaktuara qartë, pasi për shkak se ndikojnë drejtpërsëdrejti në organizmin e personave që e aplikojnë.

“Ky produkt mjekësor duhet të trasportohet në mënyrë të sigurt dhe në kushte friforiferike, gjë që nuk ndodh”, arsyeton gjykata.

Nga hetimet është provuar se deri më tani një nga transportuesit kryesorë dhe i vetmi në tregun shqiptare për Banota është shoqëria “Kapo-AP” shpk, me administrator Mildon Kumaraku, i cili është arrestuar.

Në kuadër të hetimit, prokuroria ka bërë kqyrje të disa faqeve onlinë të klinikave apo qendrave estetike që dyshohet se ofrojnë shërbimin për injektimin e botoksit te pacientët.

Për të provuar këtë fakt, prokuroria ka kryer edhe përgjime, ku klientë të ndryshëm përmes telefonit caktojnë datë dhe orë pë injektimin e botoksit.

Prokuroria po ashtu ka infiltruar disa vajza të cilat janë paraqitur pranë klinikave apo qendrave estetike për të aplikuar botoks. Bisedat në këto raste janë të regjistruara.

Hetimet për këtë rast janë duke vijuar, pasi ka dyshime se shumë qendra estetike në të gjithë Shqipërie ofrojnë shërbimin e aplikimit të botoksit, në një kohë që ky medikament hyn kontrabandë në vendin tonë.

Të Lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

nga 27
23:02 | 16/01/2026
0

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

nga 27
22:46 | 16/01/2026
0

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit,...

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

nga 27
22:22 | 16/01/2026
0

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para...

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

nga 27
21:24 | 16/01/2026
0

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës....

Para
Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”

Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

23:02 | 16/01/2026
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

22:46 | 16/01/2026
I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

22:22 | 16/01/2026
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

21:24 | 16/01/2026
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –

21:18 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –
  • Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –
  • I duhet një narrativë e re pas skandaleve –
  • “Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –
  • “Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –
  • Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –
  • Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com