Bora Zemani nuk ka mundur t’i fshehë emocionet mbrëmjen e sotme në fund të emisionit “Për’puthen” që ajo prezanton dhe fajtore për këtë ka qenë një nga vajzat konkurrente.
Në kuadër të festës së 8 Marsit, Laureta i kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur moderatores, një kornizë me lule dhe me një dedikim emocionues duke i kujtuar Zemanit se sa e fortë dhe sa nënë e mrekullueshme është.
“Çfarë është kjo se po me vë në siklet”, dëgjohet të thotë Bora kur Laureta i afrohet me dhuratën në duar.
Nga ana tjetër, në mesazh thuhej se ajo është një femër me karakter të fortë dhe shembull për të gjitha vajzat dhe gratë.
“Dua të them se je femër me karakter të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne sesi të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe vete. Shpresoj se edhe unë një ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa je ti. Urime 8 Marsin e bukura Bora”, thuhej në këtë mesazh.
Së fundmi, duke buzëqeshur Bora drejtohet nga djemtë dhe u thotë se para tyre kanë 8 vajza të mrekullueshme.
“Çuna shikoji pak vajzat sa të mira i keni, 8 vajza njëra më e mirë se tjetra”, thotë ajo.