Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar plotësisht aksin Qukës–Qafë Plloçë, duke vështirësuar qarkullimin për automjetet dhe këmbësorët.
Ekipet e emergjencës dhe kontraktorët me mjete të specializuara ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes së sigurt.
Pamjet nga zona tregojnë trashësinë e borës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa situata të normalizohet.










