Bora Zemani dhe Donald Veshaj arritën që sërish të marrin vëmendjen e publikut duke postuar imazhin e parë së bashku që nga ribashkimi i përfolur i tyre. Ishte prezantuesja ajo që publikoi fotografinë ku shihej përkrah aktorit dhe moderatorit duke zbuluar se ajo do të jetë e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit të vëllezërve binjakë “Më lër të flas”.
Ndonëse u publikua edhe video paralajmëruese e emisionit dhe u treguan disa detaje që publiku mund t’i shoh, fansat e tyre të flakët nuk u mjaftuan me kaq.
Një tjetër video e çifti në prapaskenë e realizuar gjatë xhirimit të emisionit është bërë virale në rrjete sociale.
Video la të kuptohet se dyshja kanë rikrijuar një nga skenat më të njohura të tyre nga takimi romantik që ata realizuan gjatë kohës së Big Brother VIP.
Në pamjet e publikuara Bora shihet duke e ‘goditur’ me shuplaka Donaldi në mënyrë të ngjashme që aktori kishte vepruar me të kur shkoi ta takoi brenda shtëpisë së BB VIP.
Ndërkohë, një tjetër detaje që ka marrë vëmendjen e fansave është edhe puthja në ballë që Bora duket t’i ketë dhuruar Donaldit, gjë që vihet re në foton e tyre të Instagramit. Mbetet të shihet se çfarë të pathëna do të zbulojnë çifti për ribashkimin e tyre.