Një autoçisternë me naftë ka shpërthyer në një autostradë të Bolonjës duke shkaktuar një viktimë , ndërsa raportohen 55 të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 14:00 në zonën Borgo Panigales, në Bolonjë.
Kamioni ka shembur pjesërisht urën ku po kalonte si dhe ka përplasur disa automjete në autostradë. 16 turistë që po udhëtonin me një autobus që humbi kontrollin nga rrjdhja e naftës janë plagosur.