bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:01 | 18/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

 

SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon pasuri dhe pushtet, por edhe siguri. E si mos të ndihet i garantuar Gëzimi, vëllai i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha?! Ambasadori bëhet ministër i fuqishëm. Vëllai mbush arkën me tenderat!

Gëzim Hoxha po hetohet nga SPAK, për njërën nga kompanitë që rezulton e lidhur me grupin kriminl të AKSHI-t. Nga ana tjetër, Hoxha vazhdon korr tendera me një tjetër firmë.

Në këtë rrjedhë korrupsioni orientohet edhe Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Komisioni i ngritur prej tij favorizon haptazi vëllain e ministrit Hoxha të marrë paratë e mirëmbajtjes së rrjetit të KQZ. Manipulimi i vlerësimit të ofertave është kaq i trashë, sa edhe Komisioni i Prokurimit Publik detyrohet ta bllokojë tenderin.

Jemi duke raportuar prokurimin e KQZ me objekt “Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së” me fond limit 430 milionë lekë pa TVSH.

Tenderi është regjistruar zyrtarisht në qershor 2025, por procedurat janë stërzgjatur. Shkak janë bërë denoncimet e pjesëmarrësve që kanë refuzuar ta pranojnë rezultatin me fitues të paracaktuar.

Ja çfarë ka ndodhur: Nën trysninë e porosisë, shpallet fituese oferta më e shtrenjtë.

Kështu, operatori ekonomik “INSTANT.AL” Sh.p.k ka ofertë me vlerë 33,7 milionë lekë të reja (pa TVSH).

Në këtë nivel është edhe kompania “EVOLVE WEB STUDIO” Sh.p.k, me vlerën 33 milionë lekë.

Ndërsa “INTELISOFT” sh.p.k që udhëheq një bashkim operatorësh propozoi ta bëjë mirëmbajtjen me 40.8 milionë lekë pa TVSH.

Një fakt tjetër që tregon fiktivitetin e tenderit është pjesëmarrja e një operatori me ofertë zero lekë.

Megjithëse oferta e Gëzim Hoxhës është mbi 70 milionë lekë më e lartë, Ilirjan Celiabashi e ka mbyllur pazarin në favor të vëllait të ministrit.

Denoncimi i parë për tenderin është bërë nga  “INSTANT.AL” sh.p.k.

“Jemi njohur me rezultatin e vlerësimit të procedures në datë 11 tetor 2025, ora 10:45, ditën e shtunë, e cila është pushim zyrtar për administratën”, njofton kompania. Në bazë të ligjit çdo veprim që lidhet me vlerësimin e ofertave, shqyrtimin e dokumenteve apo publikimin e vendimeve duhet të kryhet vetëm në ditë pune zyrtare. Kryerja e vlerësimit në ditë pushimi përbën shkelje, që sjell pavlefshmërinë absolute të veprimit administrativ.

“Ky veprim bie ndesh me parimin e barazisë në garë dhe cënon të drejtën tonë ligjore për mbrojtje dhe transparencë gjatë procedures”, denoncon kompania.

Po ashtu ankesë ka edhe për shtimin e kritereve, sipas saj, të paligjshme.

Denocimi i dytë është bërë më 28 tetor 2025 nga kompania “Evolve Web Studio” SHPK, e cila kërkon “Shfuqizimin i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin”.

“Evolve Web Studio”  kërkon shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me vlerësimin me pikë të propozimeve teknike dhe ekonomike të paraqitura nga ky operator.

“Kërkojmë që KPP të realizojë korrigjimin e tabelës përfundimtare të vlerësimit dhe pikëzimit. Për pasojë, ndryshimin e klasifikimit përfundimtar të operatorëve ekonomikë, në përputhje me ofertën ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto”, theksohet në denocimin e kompanisë.

Ajo që ka ndodhur në komisionin e Celibashit është praktikë e rëndomtë manipulimi, por këtë radhë ka dalë në dritë nga denoncimi.

Më 10 shkurt 2026, KPP pasi pranoi ankesën e kompanisë urdhëroi KQZ të bëjë rivlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve. Më datën 6 mars 2026, KQZ mashtron KPP me një shkresë ku e “informon” se tashmë e kishte kryer rivlerësimin e ofertave.

Nga verifikimi në sistemin e prokurimeve elektronike KPP konstatoi se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i KQZ përbëhej nga 3 anëtarë. Konkretisht znj. Daniela Alimemeti, z. Redion Lila dhe znj. Fatjona Sulaj, të cilët kanë rivlerësuar me pikë të tri kompanitë.

Ndërkohë konstatohet se ofertat janë “rivlerësuar” edhe nga një person tjetër pranë KQZ me username “Jonakqz Josifi” (e cila nuk është anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave). Ajo ka rivlerësuar më 0 (zero) pikë çmimin e ofertave dhe propozimet teknike të “INSTANT.AL” SHPK dhe firmës “Evolve Web Studio” SHPK. Ndërsa oferta e “INTELISOFT SHPK & WOW Digital SHPK” është rivlerësuar me pikët maksimale për 5 kriteret e përzgjedhjes.

I gjendur para këtij skandali të hapur të komisionit të Celibashit, KPP vendosi më 10 mars 2026 të bllokojë tenderin

Kjo nuk është hera e parë që Celibashi mbush me lekë arkën e vëllait të ministrit.

Më 22 prill 2025, Celibashi e ka ftuar Gëzim Hoxhën, pronarin e kompanisë “Intelisoft” shpk, në një tender sekret. Kjo quhet ndryshe “me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Bëhet fjalë për tenderin “Shërbimi i sistemit të regjistrimit (regjistri elektronik) dhe shpërndarja e votave sipas kutive VJ përkatëse pas mbërritjes në Tiranë deri në momentin e fillimit të numërimit”. Tenderi ka nisur me fondin limit: 22,997,000 lekë pa TVSH. Vlera totale përfundimtare e kontratës është fiksuar me shifrën 252 milionë lekë me TVSH.

Celibashi nuk kishte asnjë nevojë ekstreme, sepse ka pasur kohën e nevojshme, që ia jep Kushtetuta, dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve dhe ligji i Kuvendit  për buxhetin e vitit 2025.

E vetmja nevojë ekstreme në këtë rast mund të jetë korrupsioni me paratë e buxhetit të KQZ-së.

Më herët, në prill 2023, kompania e Gëzim Hoxhës, megjithëse kishte ofertë më të lartë se konkurrentët u shpall fituese në tenderin me objekt “Modulet për modernizimin e shërbimeve të KQZ”. Janë 900 milionë lekë të përfituara pa të drejtë, ndërsa kompania tjetër bëri ofertë 220 milionë lekë më pak.

Lidhjet korruptive do të dilnin në publik. Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në një intervistë televizive se Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ramës, fsheh interesat monetare nëpërmjet tenderave që fitohen nga kompanitë “First” dhe të tjera.

Shoqëria “First” është në pronësi të Gëzim Hoxhës. Emri i 46-vjeçarit Gëzim Hoxha lidhet me një kartel kompanish dhe përfitimi të dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave kryesisht secret. Hoxha qëndron pas kompanive FIRST, INTELISOFT, FIRST RENT CAR, Agenfor International Security, B&T Signaal Traffic Solutions etj.

Firma “First” e Gëzim Hoxhës rezulton kliente në tendera sekretë të Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike me në krye Igli Tafën dhe të AKSHI-n e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj.

Gjatë 5 viteve të fundit, kompania First ka marrë përmes tenderave sekretë nga këto dy institucione rreth 30 milionë euro.

Për këto, Gëzim Hoxha është nën akuzë dhe me masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme, si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it. Ndaj tij, GJKKO ka marrë masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

 

Në dosje citohet se, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t e cila po hetohet me masën e sigurisë arrest shtëpie, ka vendosur kritere të paligjshme te procedurat e prokurimit që favorizonin dhe u krijonin privilegje të padrejta për disa operatorë ekonomikë, ndër të cilët edhe “First”.

“Gëzim Hoxha ka rol aktiv në pjesëmarrjen dhe përfitimin e paligjshëm të procedurave të prokurimit, të cilat diktohen nga shtetasit e sipërpërmendur. Ai ka kredituar shuma të konsiderueshme te shoqëria ‘EA Solution’” thuhet në dosje.

Në dosjen e AKSHI-t detajohet edhe dëshmia e vetë biznesmenit Gëzim Hoxha, i cili ka deklaruar se firmën e ka prej vitit 2008, ndërkohë që është fokusuar te siguria kibernetike. Në dëshmi ai ka pranuar indirekt se ka paguar një shumë prej rreth 600 mijë eurosh si ryshfet. Ndërkohë ka bërë edhe fatura të tjera me dy biznesmenët kryesorë, të shpallur në kërkim.

Dëshmia e tij kryesore ka qenë për një super tender sekret, i cili nuk dihet ende sot e kësaj dite se çfarë është bërë. “Kemi patur dhe një bashkëpunim tjetër, për shkak se vitin e kaluar, ndoshta në muajin tetor të vitit 2024, ne kemi fituar një procedurë tjetër prokurimi me AKSHI-n, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milionë euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime shoqërinë ‘EA Solution’, të cilat kanë një vlerë prej rreth 60 milionë lekësh të reja”, ka pohuar Hoxha.

Ndërkohë, një tjetër lidhje e Gëzim Hoxhës me Ermal Beqirin dhe të tjerë oligarkë del te afera DURANA, me kompani guaskë dhe fiktive, duke i regjistruar në Xhafzotaj.

DURANA është një park i ngritur nga Elira Kokona, drejtore e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Pa ndërtuar asnjë godinë, Kokona “zhvendosi” në atë adresë rreth 50 firma, me pronarë emra të njohur, disa prej të cilëve me dosje në SPAK.

Në këtë skemë Gëzim Hoxha hapi kompaninë “CyberMind Labs”. Ai e regjistroi në QKB në muajin nëntor të vitit 2025. Adresa e kompanisë, sipas dokumenteve, është në “Shijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Njësia Administrative Xhafzotaj”.

Në të njëjtën kohë, nëntor 2025, Gëzim Hoxha hapi një tjetër kompani guaskë apo fiktive me adresë në Xhafzotaj, duke e quajtur “Box Artificial Logic”.

Pra, nga njëra anë Gëzim Hoxha jep llogari në SPAK për vjedhjet me kompaninë FIRST, nga ana tjetër, ky vazhdon me INTELISOFT të përfitojë tendera nga miqtë e vëllait.

gijotina.com/

Të Lidhura

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

nga 27
16:47 | 18/03/2026
0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

nga 27
16:21 | 18/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

nga 27
15:27 | 18/03/2026
0

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

nga 27
15:15 | 18/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës...

Para
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

16:47 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:21 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:01 | 18/03/2026
Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

15:27 | 18/03/2026
Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

15:15 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –
  • Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com