Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.
Mësohet se masiv dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.