Një peshkarexhë me 50 mijë litra naftë është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga Krimi Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Sektori i Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën, ku ka konstatuar sasinë e naftës.
Është mësuar se kjo peshkarexhë vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për bllokimin e peshkarexhës.