Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit –

18:33 | 03/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave.

Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit ët Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik të vitit 2022 mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, synonte shmangien e rrezikut për urinë në botë, duke garantuar qasjen e drithërave ukrainase në tregjet botërore, pavarësisht luftës.

Moska ka kërkuar garanci dhe marrëveshje të re sa i përket eksporteve të veta, veçmas për komponentët e plehrave artificiale.

Gjatë takimit në OKB, Blinken po ashtu njoftoi se Uashingtoni do të japë 362 milionë dollarë për financimin e programeve për luftimin e pasigurive ushqimore dhe kequshqyerjes në disa shtete afrikane dhe Haiti.

Afër 345 milionë persona në 79 shtete vuajnë nga pasiguria akute ushqimore. Ndër shkaqet kryesore për urinë në botë, përveç konflikteve të armatosura, janë edhe efektet e ndryshimeve klimatike./REL

Read more

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht –

Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

Të Lidhura

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

nga 27
14:10 | 23/03/2026
0

Gjykata e Posaçme, përmes një vendimi të firmosur më 19 mars, ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe...

14:08 | 23/03/2026

Duhet t’a nisim nga vetja –

Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht –

nga 27
14:00 | 23/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do...

Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

nga 27
13:52 | 23/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do të përfshijë...

Para
Jeni nën stres? Këto ushqime janë enkas për ju –

Jeni nën stres? Këto ushqime janë enkas për ju -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

14:10 | 23/03/2026
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

14:08 | 23/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht –

14:00 | 23/03/2026
Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

13:52 | 23/03/2026
Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –

13:34 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

  • Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht –
  • Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –
  • Beteja jonë do të shtrihët në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh –
  • Nuk bëri punë as flamuri gjerman –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –
  • Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com