Pas lajmit të dhimbshëm ku 15-vjeçarja, Blerta Pepa humbi jetën ditën e sotme, ka reaguar prezantuesja e Gjeniut të Vogël, Klea Huta.
Ndonëse asokohe 12-vjeç kur mori pjesë në “Gjeniun e Vogël 6”, ajo mbahet mend për zërin e bukur dhe emocionet që na shkaktonte sa herë dilte në skenën e Gjeniut.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Klea Huta nuk ka gjetur fjalë për të shprehur dhimbjen, ndërsa ka shkruar:
“Shpirti vogël pa fjalë. U prehsh në paqe me ëngjëjt dritë e vogël. Zoti ja lehtësoftë dhimbjen familjarëve ”, ka shkruar Klea Huta në “Facebook”