Biznesmeni u gjet i vdekur në vilën e tij, zbulohet e vëreta tronditëse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesmeni u gjet i vdekur në vilën e tij, zbulohet e vëreta tronditëse

13:16 | 29/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Detaje shokuese janë zbuluar nga vetëvrasja e biznesmenit Eugert Lazaj rreth një muaj më parë, i cili u gjet i vdekur në vilën e tij.

Me armën tip “Glock”, Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në ish-bllok. “…arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock…”.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet.

Read more

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Marviol Bilo ishte truproja personale i Ervin Matës.

Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar këqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat.

Sipas burimeve, arma që Marviol Bilo ka përdorur, i përket Redi Popeskut, të cilën ai e dispononte pa lejë, por pas ngjarjes e deklaroi të humbur. Me pistoletën e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

Por, dy vite pas kësaj ngjarje, pistoleta çuditërisht është gjetur nga policia në banesën e bosit të komppleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Ky i fundit në 30 korrik u konstatua nga familjarët i pajetë, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë. Shumë pranë trupit të Lazaj, policia gjeti dhe një pistoletë tip “Glock”. Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës. Një tjetër dëmtim i lehtë pasqyrohet në gishtin e madh të dorës së djathtë, që besohet se mund të jetë shkaktuar nga mekanizmi lëvizës i shulit të armës, teksa ka kryer qitjen. Hetimet për këtë ngjarje që po drejtohen nga prokurori Etion Kapo, dhe oficerët e policisë së Tiranës, kanë zbuluar se arma që Lazaj ka përdorur për vetëvrasje, ishte pistoleta që është përdorur nga Marviol Bilo, në masakrën e ish-bllokut.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe është ende e paqartë se si kjo armë ka përfunduar në dorë të biznesmenit Lazaj. Aq e paqartë është dhe vetëvrasja e tij, brenda në vilën në Farkë. “Shqiptarja.com” mëson se një konkluzion i tillë është arritur të nxiret nga konklujoni i ekspertizës balistike të pistoletës, e cila u konfirmua të ishte e njëjta. Për të qënë më të bindur, tashmë policia ka kërkuar një ekspertim të dytë, ku do riekspertohen gëzhojat e gjetura brenda ambjenteve të lokal “Monopol” me gëzhojën e gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj.

I njëjti verifikim do të kryhet me predhat e qitura nga kjo armë. Tashmë dy vite pas kësaj ngjarje, prokuroria ka mbyllur hetimet, duke marë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”. Ndërkohë çështja hetimore ndaj ish-komandos Marviol Bilo, Ervin Matës dhe tre personave të tjerë vijon të jetë ende nën hetim, ku pritet që shumë shpejt ata të meren të pandehur dhe dërgohen në gjykatë nga prokuroria e Tiranës.

Etiketa: biznesmenibosi i kompleksit “Adorions Palace"Eugert Lazajglock

Të Lidhura

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:46 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Para
Mbyllet restoranti i famshëm i Nusret, nuk respektoi rregullat anti-Covid. I fundit që darkoi nga shqiptarët ishte Vangjush Dako

Mbyllet restoranti i famshëm i Nusret, nuk respektoi rregullat anti-Covid. I fundit që darkoi nga shqiptarët ishte Vangjush Dako

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com