Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga flakët një pallat në Korçë. Policia bën me dije se janë djegur banesat e tre personave.
“Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë,” njofton policia.