Një banesë në rrugën “Irfan Tërshana” në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, por ende nuk dihen rrethanat.
Megjithatë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.