Një masiv shkëmbor ka rënë në rrugë duke bllokuar aksin rrugor Pukë-Fushë Arrez.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të urës se Bicajve.
Pavarësisht situatës dhe bllokimit të trafikut, kompania që kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e saj.
Mësohet se aktualisht 80% e trasesë është e bllokuar dhe se transporti i mjeteve të tonazhit të madh është i pamundur.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dhe mjete të dëmtuara.