Një vajzë e vogël është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së saj, duke pësuar dëmtime serioze.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme, e mërkurë, në fshatin Golik të Pogradecit.
E mitura M.K., rreth 7 vjeçe, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.