Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut –

18:10 | 30/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

Në një shtet ku kryeministri lufton me SPAK-un për të mbrojtur nga arrestimi zëvendësen e tij, është e shpjegueshme situata ku zyrtarët e tenderave të mos kenë respekt për drejtësinë. Një autoritet prej tyre është edhe “Beu” Belshit, Arif Tafani. Me firmën e tij ia jep tenderin 1.1 miliard lekë një kompanie ndërtimi që është nën hetim nga SPAK në dosjen e Belinda Ballukut për korrupsion.

Dhe shqetësimi ynë nuk është vetëm për mungesën e etikës dhe të shkujdesjes në zbatimin e rregullave dhe ligjeve antikorrupsion! Ky tender ka fakte që ulërijnë se fituesi është i paracaktuar.

Tenderi me “flamur” korrupsioni

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e përshkruan tenderin Open Data Albania. Për të treguar riskun e korrupsionit, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Belsh me objekt “Rikonstruksion, i disa rrugëve të brendshme të Bashkisë Belsh, Faza III”. Prokurimi i financuar nga buxheti i bashkisë është çelur më 2 dhjetor 2025 dhe është mbajtur më 5 janar 2026.

Fondi Limit caktuar për këtë projekt është 113 802 153,00 lekë pa TVSH dhe siç do ta shohim nga ofertat është shumë lart mesatares së tregut për këto punime dhe çmimet e materialeve.

Nuk po flasim për autostradë, por për një rrugë fshati me gjatësia totale 5.6 km me gjerësi që nuk i kalon 2.5 metra. Pa ndriçim, trotuare apo gjelbërim.

 

Për t’i hapur rrugën kompanisë “EUROTEOREMA PEQIN ”, me pronar italianin Giovanni Pascale,  “Beu” i Belshit skualifikoi 22 kompani mes të cilave të gjitha ofertat që ishin më të ulëta dhe ekonomike.

Kompania e Giovanni Pascale e kishte ofertën 73 365 325.67 leke pa TVSH. Po kjo nuk ishte vlera më e ulët e ofruar, sepse kishte kompani të tjera që kishin propozime më ekonomike.

Për shembull: Operatori ekonomik “SHKELQIMI 07” prezantoi ofertën 70,700,741.17 lekë pa TVSH.

Ndërkaq, kompania “2 N” shpk kishte ofertë akoma më të ulët, 65,692,648 lekë pa TVSH. Në këtë nivel është edhe oferta e kompanisë “ERGI” shpk me vlerë 67,889,602.05 lekë pa TVSH. Edhe propozimi i bashkimit të firmave “FLED” Shpk & “S.M.O Union” shpk me vlerë 69 796 924,53 lekë pa TVSH është më i leverdishëm se sa kompania italiane.

Ndërsa “L.T.E CONSTRUCTION” shpk e kishte ofertën 65,982,791 lekë pa TVSH. Një propozim ekonomik vjen edhe nga “SALILLARI” shpk me vlerën 70 500 000 lekë pa TVSH.

Por “Shendelli” shpk befason me propozimin që ta bëjë këtë punë me çmimin 60,440,307 leke pa TVSH.

Të gjitha këto oferta u hodhën në kosh nga “Beu” i Belshit, i cili më 26 janar 2026 shpalli fituese kompaninë e Giovanni Pascale-t.

Firma e Giovanni Pascale në dosjen e SPAK për Ballukun

Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe tender i Unazës së Madhe Loti IV është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe.

Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit “Euroteorema Peqin”, “Pevlaku” dhe “NOVA Construction”.

Për këtë tender, dhe 6 lotet e tjera po të Unazës së Madhe në Tiranë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është person nën hetim.  Loti 4, u përmend për herë të parë nga SPAK-u kur ndaj Ballukut u vendos masa e pezullimit nga detyra.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo dyshohet të ketë “ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga institucioni në varësi të kësaj ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave” dhe se së bashku me drejtorin e ARRSH dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit “kanë paracaktuar fituesin”.

Kompania “Euroteorema”, një nga 3 operatorët që fituan garën te Unaza e Madhe, rezulton se ka marrë shumë tenderë edhe në kohën e qeverisjes së Berishës, kur merrte konsulenca juridike nga Argita Berisha. Ndërsa “Nova Construction – 2012” sh.p.k është në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj kompanie dhe i lidhur ngushtë me familjen Berisha. Po ashtu, pronari i “PE-VLA-KU” shpk ka pronar Vladimir Pjetërgjokajn, njeri i afërt me Berishën.

Dosja që SPAK ka dërguar së bashku me kërkesën për arrestimin e Ballukut, ofron elementë të rinj, se si Ilir Shtufi u bë një ndër fituesit e garës.

 

“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT-në dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin thuaj jo me mua”. Ky është një mesazh që Balluku i dërgon në telefon vartësit të saj, kreut të ARRSH-së në atë kohë, Evis Berberi. Me këtë komunikim të datës 10 shtator 2021, vetëm pak javë para se të shpallej fituesi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku jo vetëm që sipas SPAK e paracaktonte fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe, por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi.

Vetëm pak minuta pas urdhrit të ministres, kreu i ARRSH atëherë komunikon me biznesmenin Shtufi dhe menjëherë ia konfirmon eprores se porosia u çua në vend, duke i çuar këtë mesazh: “E takova, ok”.

Tenderi për Lotin IV të Unazës së Madhe u hap më 16 gusht të vitit 2021, fituesi u shpall më 6 tetor dhe kontrata u lidh më 21 nëntor 2021.

Biznesmeni Ilir Shtufi, është marrë në pyetje për rastin në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Sipas dosjes së SPAK-ut, ai ka deklaruar ndër të tjera se “stafi i tij kishte hyrë në diskutime dhe me inxhnierët e shoqërisë ‘Euroteorema Peqin’, por përfaqësuesit e kësaj shoqërie kishin kërkuar maxhorancën e punimeve dhe ai nuk ishte entuziast për këtë bashkëpunim. Gjatë kësaj kohe, kur ende nuk ishte vendosur bashkëpunimi me shoqërinë ‘Euroteorema Peqin’, është njoftuar nga inxhinieri i shoqërisë së tij ‘Nova construction’, që të takonte Evis Berberin, i cili e kishte kërkuar disa herë për ta takuar. Ai deklaron se duke qenë se Evis Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor në tenderin që shoqëria e tij donte të konkurronte, e ka takuar atë. Pas këtij takimi me Evis Berberin, ka vendosur për të bashkëpunuar me shoqërinë ‘Euroteorema Peqin”.

Në vitin 2021, ish-drejtori Evis Berberi firmosi fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dokumenteve, fituesi i lotit 4 ishte një bashkim operatorësh “EUROTEOREMA PEQIN” & “PE-VLA-KU” dhe “NOVA Construction 2012”.

Fondi Limit ishte 2 miliardë lekë të reja (20 milionë euro). Fituesi ofruan 1.991.017.847 lekë (20 milionë euro), ose shumë afër fondit limit, teksa në garë në atë kohë ka pasur oferta deri në 4 milionë euro më pak.

Por nuk ka fund korrupsioni! Kontrata e Lotit IV është modifikuar dhe i janë shtuar edhe 1.5 milionë euro.

Kështu, pas më shumë se 10 vitesh dhe mbi 400 milionë eurove të investuara, u dhanë të tjera para shtesë, pavarësisht se Balluku dhe Rama bën një ceremoni të hapjes së këtij aksi.

“Beu” i Belshit ha gjithë paratë e bashkisë

Tafani është mësuar që të shpërdorojë buxhetin e bashkisë Belsh në favor të biznesmenëve që u jep tendera pa garë. Dëmet e shkaktuara janë bërë pjesë e disa raporteve të auditimeve të KLSH. Gjithsesi, Tafani është në krye të bashkisë prej disa mandatesh. Ai është zgjedhur kryetar i Bashkisë Belsh në vitin 2000, 2003 dhe 2007. Kryetari u rrëzua nga votuesit në vitin 2011, kur ata zgjodhën një kryebashkiak demokrat, Asqeri Kuqjan. Në vitin 2015, Tafani u rikthye si kandidat dhe fitoi sërish. Ai u emërua kryebashkiak në 2019, pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhje dhe në maj të vitit 2023 fitoi mandatin e gjashtë. Kështu vazhdon të abuzojë me detyrën dhe të pasurohet.\

Bashkëshortja e Tafanit, Eli është drejtoreshë pranë kopshtit nr. 1 në Elbasan, ndërsa e bija Alessia Tafani punon pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit me në krye Dritan Agollin, një nga drejtorët më të lakuar për afera korruptive.

Alessia është punësuar pranë FSHZH si arkitekte, falë lidhjeve të babait, qysh kur ishte vetëm 20 vjeçe. E gjithë familja i shijon tashmë të mirat e punës në administratë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –

nga 27
19:18 | 30/01/2026
0

Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Burime bëjnë të ditur se...

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

nga 27
19:12 | 30/01/2026
0

Roko Vata ka mbyllur sezonin me Uatford. Dëmtimi para një jave ndaj Blekburn është i rëndë, pasi duhet t’i nënshtrohet...

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –

nga 27
19:02 | 30/01/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Itali i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, ndërsa një person...

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

nga 27
18:34 | 30/01/2026
0

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e...

Para
“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

"Vizitë monitoruese", SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –

19:18 | 30/01/2026
“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

“Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

19:12 | 30/01/2026
Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –

19:02 | 30/01/2026
“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

“Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –

18:34 | 30/01/2026
Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut –

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut –

18:10 | 30/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –
  • “Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –
  • Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes –
  • “Vizitë monitoruese”, SPAK i thotë “jo” komisionit Xhafa, alarmon për cenim të pavarësisë –
  • Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut –
  • Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson –
  • “Jam i shkatërruar”, talenti shqiptar në Angli i nënshtrohet operacionit, mbyll sezonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com