Betejat tona kundër perandorive të vdekura! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

10:17 | 12/08/2022
në Opinion
0

Nga Kim Mehmeti

Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me atë ortodokse- serbe antishqiptare e cila mendësi, duke mos mundur te përballet me të sotmen mjerane, merret me rreziqet fetare që i kanosen shqiptarisë.

Pra disa koka të shkolluara, por analfabete, koka që nuk lexojnë asgjë ngaqë i dinë të gjitha, që përpos llafeve nuk kanë investuar asgjë tjetër që shqiptaria të forcohet me shqiptari, sa here që nuk kanë me çka të merren, i nxjerrin mburojat e krishterimit Perëndimorë dhe na mbrojnë nga ndikimi i Lindjes së ‘prapambetur’.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe arrogance e egërsia me të cilën na mbrojnë nga ndikimi islam e lindor, më së miri tregon sa janë të cekët, sipërfaqësorë dhe sa nuk e dinë më elementaren: se nuk ka fe ‘autoktone’ evropiane dhe se, të gjitha fetë janë me ‘origjinë’ lindore.

Vetëm nëse do lexonin më shumë për të shkuarën e kontinentit tonë, si për shembull, për dëbimin e arabëve e hebrenjve nga Spanja në vitin 1492, ata do e kuptonin se feja islame është poaq – nëse jo edhe më shumë – perëndimore se krishterimi.

Siç do e kuptonin se Evropa e civilizuar nuk merret me ngarkesat e injorantëve tanë ‘mendjendritur’ –me peshimin e asaj se pjesëtarët e cilës fe i kanë sjellë më shumë të këqija – por me kultivimin dhe vjeljen e vlerave që islami e krishterimi i kanë rrënjosur në tokën e saj.

Po, disa ‘intelektualë’ tanë të përmasave madhore, njësoj si edhe ‘patriotët’ serb që vazhdojnë ta vajtojnë e të jetojnë në kohën e Betejës së Kosovës, porsa i përballë me injorancën e tyre, thirren dhe strehohen në shekullin e betejave të Skënderbeut!

Dhe të gjithë së bashku – shumë serbë e shqiptarë – janë vetëshpallur në gardianë të Perëndimit dhe e mbrojnë atë nga e keqja që ia sjellin myslimanët e Ballkanit. Në ndërkohë, duke mos e parë se janë bërë mbrojtës të pathyeshëm të përçarjes brenda shqiptare dhe të mjerimit tonë ballkanik.

Duke mos e vërejtur pra se ajo që neve ballkanasve nuk na lejon të jetojmë në paqe me vetveten dhe me të tjerët, është pasioni ynë që t’i vazhdojmë betejat kundër perandorive të vdekura dhe të merremi me ‘rindërtimin ‘ e të kaluarës tonë të largët.

 

Etiketa: betejatKim Mehmetikryesore2perandoritevdekura

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pas deklaratave Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Kur flasim për vrasje i referohen…

Pas deklaratave Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Kur flasim për vrasje i referohen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

08:28 | 25/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:14 | 25/02/2026
Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut –

08:08 | 25/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026 –

07:46 | 25/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026 –

07:41 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –
  • Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026 –
  • U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –
  • Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com