Beteja me zjarret, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Nisin punën helikopterët holandezë e çekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja me zjarret, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Nisin punën helikopterët holandezë e çekë

10:22 | 07/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministria e Mbrojtjes këtë të shtunë në bilancin e fundit të bërë në lidhje me vatrat e zjarrit aktive në vend bën me dije se kanë nisur punë edhe helikopterët holandezë dhe çek.

Sipas raportit, deri më tani janë aktivizuar disa vatra zjarri nga veriu në jug por fatmirësisht nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara. Mësohet se është riaktivizuar një vatër zjarri në Dukat dhe në majën e Rrunës në Kukës është një tjetër vatër që është e vështirë për ta venë nën kontroll.

Ministria bën me dije se në mbështetje të forcave tona operacionale këtë të shtunë për të dhënë ndihmë në shuarjen e flakëve do të jetë dhe një helikopter i ardhur nga Holanda.

Read more

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

“Prej orëve të para të mëngjesit është intensifikuar puna për shuarjen e zjarreve në vatrat aktive të mbetura në të gjithë territorin e vendit.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë është eleminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë. Sot në mbështetje të forcave tona operacionale është edhe një helikopter i ardhur nga Holanda.

Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.

Zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, bashkia Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.

Një zjarr i rënë në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier ka angazhuar forcat operacionale prej orësh, të cilët po punojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe helikopteri i ardhur nga Çekia.

Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, aktualisht po mbahet nën kontroll, për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mund të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.

Zjarri pranë luginës së Valbonës, fshati Klysyrë, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë nuk ka përhapje dhe aktualisht është tërësisht i kontrollueshëm e me intensitet të ulët.

Zjarri është nën kontroll edhe në fshatin Vermosh, njësia administrative Kelmend, bashkia Malësi e Madhe.

Puna e forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll flakët edhe në vatrat e hapura në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë si dhe në fshatin Munellë-Domgjon, po në këtë bashki”, thuhet në raportin e ministrisë.

Etiketa: ministria e mbrojtjesVatrat e zjarrit

Të Lidhura

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

nga 27
17:00 | 23/02/2026
0

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit, pasi është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën këtij...

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

nga 27
16:58 | 23/02/2026
0

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit, pasi është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën këtij...

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

nga 27
16:46 | 23/02/2026
0

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet...

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

nga 27
16:42 | 23/02/2026
0

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet...

Para
Peleshi në Dukat: Rreziku nuk ka kaluar akoma, Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e zjarrit

Peleshi: Situatë e qetë, dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme vijon puna për kapjen e autorëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

17:00 | 23/02/2026
Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

16:58 | 23/02/2026
Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

16:46 | 23/02/2026
Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

16:42 | 23/02/2026
Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –

16:32 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –
  • Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –
  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –
  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –
  • Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –
  • Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –
  • Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com