Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Grup horrash – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Grup horrash –

20:24 | 14/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjatë fjalimit të mbajtur nga dritarja e banesës së tij në protestën e sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se ka ikur koha e betejave të tradhtuara dhe opozitës së kontrolluar, teksa e konsideroi atë protestë si kthesën e madhe dhe orën e të vërtetës.

Berisha u shpreh më tej se Edi Rama ka përzgjedhur Skapin e partisë si vrasës të dytë të votës së shqiptarëve, duke cituar dosjen e Bajrave, dosjen 1884 apo 339. Ai i konsideroi prokurorët e SPAK si një bandë mercenarësh, me kriminelë të cilët paguhen më shtrenjtë se çdo president i rajonit dhe paguhen vetëm për të firmosur vjedhjen e votës nga Edi Rama.

Berisha i sulmoi më tej duke thënë se ky grup horrash, duke iu referuara prokurorëve të SPAK, nuk kanë moral të shiten si njerëz të ligjit para shqiptarëve.

“Miqtë e mi! Populli opozitar qëndroi gjatë këtyre viteve, por ai nuk u mbështet. Një betejë të pashembullt në Europë bënë artistët në mbrojtje të Teatrit. Një betejë qytetare të pashembullt bënë banorët e Astirit për të drejtat e tyre. Një betejë të fuqishme që tronditi themelet e narkokracisë bënë studentët. Por këto beteja nuk realizuan qëllimet e tyre të mëdha, kauzën e tyre të drejtë, ato i vrau indiferenca e pafalshme, por edhe tradhtia e tyre. Kjo këtu është beteja pa kthim, është beteja e fitore, është beteja e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkrimin e merituar në emër të të gjithë beteja të tjera. Miqtë e mi! Pasi vendosi mediat në kontroll Ourellian, pasi rrëmbeu me makinerinë e frikës dhe terrorit, dhe industrinë e blerjes, votën e shqiptarëve, ai u vërsul me egërsi edhe asaj që kishte mbetur opozitë, por që në fakt përfaqësonte mbi 600 mijë shqiptarë. Edi Rama duhet ta dini mirë, dhe ua them këtu, u vërsul sepse ai kuptoi që ka ikur koha e betejave të tradhtuara, ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. Ai e kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejën pa kthim. Demokrate dhe demokratë. Kjo protesta këtu e përnatshme është protesta e kthesës së madhe. Të lumtur janë ata që do të marrin kthesën do të bashkohen me këtë protestë, sepse do u qëndrojnë idealeve të tyre. Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund. Koha e mashtrimit nga opozita ka marrë fund. Koha e betejave të humbuar nga opozita ka marrë fund. Çdo shqiptar duhet ta dijë se këta burra dhe gra, djem e vajza që vijnë çdo natë këtu, këta janë të pamposhtur. Çdo shqiptar duhet ta dijë se nuk ka masë, se nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën pa qëndruar fuqishëm në këtë betejë pa kthim. Ka ardhur orar juaj, është ora e të vërtetës.

Keni dëgjuar shumë gjëra për zgjedhjet, fushatat. Por cila është e vërteta? E vërteta është se me Edi Ramën, kurrë zgjedhje të lira nuk ka. Ju i keni parë vetë, zgjedhjet në Shkodër, se si autokolona e blinduar e mafias së Edi Ramës terrorizoi Rozafën e lirisë së shqiptarëve. Ju i keni dëgjuar vetë regjistrimet se si Edi Rama, ministrat e tij, drejtuesit e policisë, kryetarët e bashkive drejtonin grabitjen e votës së shqiptarëve. Për një moment pyesni veten. Çfarë ndodhi me dosjen 184, çfarë ndodhi me dosjen 339, çfarë ndodhi me autokolonën mizore të Bajrëve që mbillnin terror në qytetin e lirisë. Çfarë ndodhi me këto? Asgjë. Po pse nuk ndodhi asgjë? Sepse Edi Rama ka përzgjedhur Skapin e partisë si vrasës të dytë të votës tuaj. Miqtë e mi! Jam ish-kryeministër, ish-president. Gjithë jetën time jam përulur me nderim para çdo punonjësi që ka zbatuar ligjin. Kurse sot shqiptarët përballen me një bandë mercenarësh, me kriminelë të cilët paguhen më shtrenjtë se çdo president i rajonit dhe paguhen vetëm për të firmosur vjedhjen e votës nga Edi Rama. Për të firmosur karrigen e tij mbi pushtetin e krimit. A mund të pranohen ata të tillë, a mund të pranohen këta Zamanë dhe Damanë. Këta janë njëlloj si Bajrët, si banditët e tjerë të cilët terrorizojnë shqiptarët, u rrëmbejnë votën, kurse këta bëhen mburojë e tyre para ligjit. Dhe ka moral ky grup horrash të shitet si njerëz të ligjit para jush. Asgjë nuk kanë me ligjin, këta janë mercenarë të Edi Ramës, armiq të egër të lirive tuaja, armiq të egër të dinjitetit tuaj, armiq të egër të të ardhmes tuaj. Nuk mund ta mbyll këtë fjalë pa një mesazh për ata të cilët po bëhen gjithnjë e më të shumtë në këtë protestë, për të rinjtë, të rejat, që po i japin fytyrën kësaj proteste. Ju përshëndes në mënyrë të veçantë, ju bashkëmoshatarëve tuaj kudo që jeni. Ju jeni gjeneratë e një misioni të ri, e një misioni të madh, shpëtimtar. Por të dashur miq! E shpëtuan njëherë Shqipërinë në vitin ’90, bashkëmoshatarët tuaj. Ne të tjerët shkuam pas tyre. Ata hapën rrugët e shpresës, i dhanë guxim, ata zgjuan luanin e fjetur tek qytetarët shqiptarë. Ju sot në këtë betejë nuk jeni vetëm, me ju janë dhe do të jenë mijëra e mijëra demokratë që kanë vendosur të marrin kthesën dhe të përballen dhëmb për dhëmb me të keqen e këtij kombi, me monstrën e këtij kombi, me diktaturën e re të krimit, me Edi Ramën. Ndaj dhe u ftoj, ngrihuni si luanë në betejë pa kthim drejt fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Nderimin më të madh për ju, për oratorët e mrekullueshëm që po e shndërrojnë këtë platformë, tribunë, në tribunën e shpresës, në tribunën e guximit, në tribunën e dinjitetit, në tribunën e lirisë. Fitore, fitore, fitore.” tha Berisha.

Read more

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:19 | 13/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

nga 27
08:15 | 13/04/2026
0

Çmimet e naftës u rikthyen mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa tregjet aziatike të energjisë u hapën më lart të hënën, pasi bisedimet midis Shteteve...

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

nga 27
07:59 | 13/04/2026
0

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

nga 27
07:43 | 13/04/2026
0

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre...

Para
Vrasja në Vlorë/ Hakmarrje për krimet e reja të një bande të vjetër –

Vrasja në Vlorë/ Hakmarrje për krimet e reja të një bande të vjetër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:19 | 13/04/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

08:15 | 13/04/2026
Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

07:59 | 13/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

07:43 | 13/04/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 13 Prill 2026 –

07:37 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –
  • Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Prill 2026 –
  • Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com