Berisha për largimin e Veliajt: Kërkon të marrë azil politik, SHBA të marrë masa për ta kthyer… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për largimin e Veliajt: Kërkon të marrë azil politik, SHBA të marrë masa për ta kthyer…

16:38 | 30/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka zbardhur skemën e Veliajt për udhëtimin e tij në SHBA.

Berisha ka publikuar biletën e avionit me të cilin ka udhëtuar kryebashkiaku i Tiranës, ku sipas tij bileta tregonte se kthimin nga SHBA e kishte më 18 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa hodhi akuza në adresë të tij, se po përpiqet të mbushë komunitetin ndërkombëtar me shpifje, me qëllim, marrjen e azilit.

“Natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës.

Read more

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –

Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –

Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar.

Tani, çfarë komenti kam unë.

Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij. Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë.

Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.

E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.

Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për uikend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë”, u shpreh ai.

Berisha u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese amerikane që të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Tiranë nëse ai po tenton të kërkojë azil apo të devijojë fluturimin.

“U bëj thirrje organeve ligjabatuese të SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e Veliajt në Tiranë nëse ai tenton të kërkojë azil politik. Nuk mund të përdorësh SHBA si trampolinë për akte të tilla.

Kë do të takojë ai. Në bashki ka deklaruar se po shkoj se do ta zgjidh atje se këtu nuk e zgjidha dot.

Çfarë do të zgjidhë atje.

Ndaj thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e fluturimit”, tha Berisha.

Të Lidhura

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

nga 27
19:57 | 08/04/2026
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ofruar një analizë mbi situatën e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian,...

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

nga 27
19:45 | 08/04/2026
0

Abonentët e kompanisë telefonike One Albania shprehen të pakënaqur me tarifat në rritje që janë njoftuar duke filluar nga data...

Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –

Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –

nga 27
19:22 | 08/04/2026
0

Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me punonjësit e huaj të kompleksit industrial në Durrës gjatë takimit që zhvilloi ditën...

Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –

Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –

nga 27
19:09 | 08/04/2026
0

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit...

Para
Analizat konfirmojnë gripin e shpendëve në Vlorë

Analizat konfirmojnë gripin e shpendëve në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

19:57 | 08/04/2026
One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

19:45 | 08/04/2026
Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –

Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –

19:22 | 08/04/2026
Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –

Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –

19:09 | 08/04/2026
Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit –

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit –

18:51 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –
  • One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot
  • Rama “zbulon” punonjësit e huaj në Durrës, i porosit të mësojnë shqipen, u prezanton edhe skemën e re të pensioneve –
  • Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike –
  • Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit –
  • Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –
  • One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com