Ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në Parlament, ndërsa u prit me thirrje entuziaste nga militantët.
Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.
Vijon..