Një 29 vjeçar në Berat po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. 29 vjeçari A.M, pas kallëzimit që u bë ndaj tij në polici nga një 22 vjeçare, F.,V banuesë në Berat, u shpall në kërkim nga policia.
Sipas kallëzimit që e reja ka bërë në polici, dyshohet se 29 vjeçari nëpërmjet kërcënimit i ka marrë asaj 5000 pound britanik dhe 318.000 lek.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.