Beniada Nishani është shfaqur sot si juriste në hapjen e sezonit të tretë i “He/ She’s On Top” duke mos mbajtur zi për vdekjen e parakohshme të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Beniada në një intervistë që kishte dhënë para disa vitesh, kishte thënë se është mbesa e Bujar Nishanit, por duke sqaruar se babai i saj dhe ish-presidenti ishin kushërinj.
“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër”, kishte thënë Beniada.
Por kjo nuk e ka shqetësuar modelen e cila është shfaqur te emisioni i së dielës me Megi Pojanin. Të dyja juristet qendruan të ulura në karriget e jurisë për të komentuar dhe gjykuar konkurrentët. Djemtë dhe vajza, gjatë sfilatës të parë u munduan të merrnin vlerësimet maksimale më të mira, por këto të fundit nuk kursyen kritikat për disa prej konkurrentëve.
Në emisionin “He/ She’s On Top” janë 24 konkurrentë të cilët do të kalojnë sfida, sfilata, photoshooting dhe në fund do të triumfojnë dy prej tyre.