Autoritetet belge kanë arrestuar 3 nga 8 personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin në Lindjen e Mesme. Sipas shtypit britanik, dy prej personave në pranga janë shtetas kosovarë, ndërsa i treti është nga Serbia.
Mësohet se të arrestuarit janë rreth të 20-ave. Akuza e ngritur nga Prokuroria është “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”. Ata dyshohet se kanë ndihmuar për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë, si dhe kanë mbledhur shuma parash për t’ua dërguar xhihadistëve në Lindjen e Mesme.
Krahas 3 arrestimeve, 5 personat e tjerë të ndaluar që u morën në pyetje, në fund u lanë të lirë.