Është shoqëruar me debate mbledhja në Konferencën e Kryetarëve mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe zëvendës kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj pasi kjo e fundit tentoi ti ndërpriste fjalën.
Gjatë fjalës së Alibeajt ka ndërhyrë Felaj e cila u shpreh se nuk po flet për çështjen e përcaktuar në rendin e ditës. Kjo ka shkaktuar edhe debatin, pasi Alibeaj ka theksuar se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës.
Pjesë nga debati:
Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj
Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të miratuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gjënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.
Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet
Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të ditës
Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën
Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë. Të drejtën e fjalës nuk ma heq ti as ma jep mua. Se ça do flas, e di unë. Do ma caktosh ti? Lërë kohën dhe pastaj fol në fund. Ne kërkuam që të flasim për komisionin hetimor.
Felaj: Zoti Aliebaj, ju lutem, ne kërkesën e kemi përpara.
Alibeaj: O zonjë, a ka mundësi që ta them deri në fund
Felaj: Do flasim për çështjen e presidentit. Do të duhet t’ia jap fjalën zotit Mediu
Alibeaj: Ju po më prisni të drejtën e fjalës. Moj s’do ma tregoni mua për ça do flas. Secili nga anëtarët ka të drejtën që të flasë. Po qe për arsyen, e vetmja që po e prish je ti. Të kam kërkuar të drejtën e fjalës. Unë po paraqes të kërkesën time.
Felaj: Po ju tërheq vëmendje që të diskutojmë për thelbin e çështjeve për të cilat jemi rënë dakord
Alibeaj: Nga cili vend vjen ti zonjë? Po flas për të drejtat e mia, të drejtat e qytetarit. Do flas për atë që kam paraqitur si kërkesë. Zonjë, nëse doni ta prishni, më thoni.