Ditën e dielë, më datë 28 tetor, të gjithë mund të flemë një orë më shumë. Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta mbrapa herët në mëngjes teksa ora të shënojë 03:00, ato do të vendosen 02:00.
Kjo na lejon të flemë më shumë, duke rikuperuar orën që na është ‘vjedhur’ në fund të marsit, por ky ndryshim shënon edhe hyrjen e dimrit. “Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.
Ndërkaq, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.