“Becchetti”, Alfred Rushaj: E turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Becchetti”, Alfred Rushaj: E turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës

15:37 | 12/10/2021
në Shqiperi
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, reagon pas vendimit të Partisë Socialiste për mosngritjen e komisionit hetimor “Becchetti”, duke e cilësuar këtë një vendim antikushtetues.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari Rushaj tha se “është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës”, ndërsa për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, ai tha se “është në kompetencën e kryetarit të PD”.

Deklarata e plotë: 

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ka një dakordësi për objektin e hetimit për Komisionin Hetimor për Zgjedhjet sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka dakordësi për inceneratorët. Duket që pala tjetër është duke shqyrtuar propozimet tona dhe do të vijë përpara seancës sot dhe nesër, për të shkuar në një objekt të dakordësuar.

Ndërkohë, duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor “Becchetti”. Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë Avokati i Shtetit dhe socialistët thonë që ngritja e Komisiionit Hetimor “Bechetti”, që do të hetonte përse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij Komisioni është në interes të Edi Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë Kushtetutës, në shkelje të plotë të vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë krijuar jurisprudencë të qartë për çdo aspekt të këtij Komisioni. Natyrisht ne nuk do e pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë ne kemi në dorë, çfarë ne kemi mundësi të bëjmë që ky Komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se përse do të paguajnë 120 milionë euro.

Pyetje: Z. Rushaj, ju jeni mandatuar nga z.Basha për çështjen e vetingut. A është PD e gatshme të diskutojë si çështje të vetme apo do të negocioni në një paketë për të tjera ndryshime kushtetuese?

Alfred Rushaj: Ne nuk kemi marrë asnjë propozim nga askush deri tani për vetingun.  Kjo është një çështje që nuk është diskutuar me asnjë partner dhe asnjë forum deri tani.

Pyetje: Ju çfarë dëshironi?

Alfred Rushaj: Ne do të kemi një qëndrim atëherë, kur të kemi një propozim konkret. Mbi atë do të flasim dhe padyshim do të jetë pjesë e një strategjie tonës më të madhe, por e rëndësishme për ne është që mbi të gjitha të vihen interesat e shqiptarëve dhe jo nevoja që ka Partia Socialiste apo Edi Rama.

Pyetje: Pra nuk jeni të gatshëm për ta votuar? Sepse e kërkojnë partnerët?

Alfred Rushaj: E para ne nuk kemi asnjë kërkesë nga partnerët deri tani. Po e ripërsëris edhe një herë, nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga askush deri tani. Unë jam i ngarkuar për këtë si pjesë e një procesi më të madh, pra ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme, siç është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve, por jo për çështje që i takojnë Edi Ramës.

Pyetje: Duke e kushtëzuar me vetingun apo duke i lënë të ndara?

Alfred Rushaj: Strategjitë se si do të negociojmë se çfarë do të bëjmë do të paraqiten kur të kemi diçka konkrete.

Pyetje: Z. Rushaj çfarë mendimi keni për vendimin e z.Basha për përjashtimin e z.Noka si n/kryetar i Komisionit të Sigurisë?

Alfred Rushaj: Vendimi që mori z.Basha është një vendim i marrë në përputhje me kompetencën që kryetari ka, sidoqoftë është një vendim i brendshëm i Partisë Demokratike, padyshim do të respektohet çdo procedurë.

Etiketa: Alfred Rushajbecheti

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar protestë/ “Blindohet Elbasani”, 2 postblloqe njëri pas tjetrit (Film)

Elbasani i bllokuar nga trafiku/ Mungesa e një bypass krijon vështirësi në lëvizje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Karburantet, ja si po vidhen qytetarët… –

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit –

08:45 | 18/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:39 | 18/03/2026
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

08:37 | 18/03/2026
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –

08:33 | 18/03/2026
Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –

Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –

08:11 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit –
  • Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –
  • Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat –
  • Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës –
  • Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit –
  • Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com