Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë riparuar sinjalistikën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të rritur sigurinë për qytetarët.
Duke shfrytëzuar qarkullimin e pakët të automjeteve në orët e vona të natës dhe kur shumë prej qytetarëve janë larguar për pushime pranë detit, ndërmarrjet e Bashkisë kanë nisur punën për të rikonstruktuar rrugët apo sinjalistikën e nevojshme në qytet.
Mesazhi I Bashkisë për të gjithë drejtuesit e automjeteve është që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e kalojnë limitin prej 30 km/ orë brenda qytetit.