Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së Zallit në Selitë, duke zgjidhur problemet për 20 mijë banorët e zonës. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se investimi integron këtë pjesë informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit përsa i përket infrastrukturës.
Gjithashtu ai theksoi se ky investim do të bëje lidhjen e kësaj lagjeje me Unazën e Madhe, e cila gjithashtu do të përfundojë brenda verës së ardhshme.
Veliaj i bëri thirrje dhe banorëve që të jenë bashkëpunues me Bashkinë, në mënyrë që investimi që po bëhet të jetë brenda gjithë parametrave të kërkuara.