Bashkia e Tiranës do të jap 600 bursa vjetore për nxënësit e kryeqytetit në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze.
Këshilli Bashkiak dha vendimin “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.
Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.