Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Sejvije Jao, para pesë muajsh u bënë prindër për herë të parë. Çifti sollën në jetë një djalë, të cilin e quajnë Roel. Ndonëse nuk është bërë akoma një vit nga lindja e djalit fansat kanë nisur të mendojnë për një fëmijë të dytë të Shpatit.
Sejvija është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, ku së fundmi ka realizuar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj. Gjatë kësaj bisede njëri nga fansat e ka pyetur Jaon nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë. Bahkëshortja e Shpat Kasapit është shprehur se për momentin nuk e ka një përgjigje, pasi shtatëzania e parë nuk ka qenë e lehtë për të.
“Kam pasur një shtatëzëni me të gjitha kompikacionet e mundshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani. Mundohem ta marr vetën fizikisht dhe psikologjikisht.”
Ju kujtojmë që çifti i tha “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit vitin që lamë pas, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. E pyetur më herët nëse do të organizojnë një dasmë pas lindjes së djalit, bashkëshortja e Shpatit nuk e mohoi si mundësi.
“Me Shpatin në jetën time, dasmë kam çdo ditë. Nuk e kemi menduar ende, por që do e shohim”,- u përgjigj Selvija, duke e lënë të hapur mundësinë e një ceremonie të bukur martesore.