Bashkëpunim shqiptaro-amerikan, Butrinti do të ketë Planin e Integruar të Menaxhimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëpunim shqiptaro-amerikan, Butrinti do të ketë Planin e Integruar të Menaxhimit

15:10 | 03/10/2018
në Shqiperi
0

Pas suksesit me restaurimin e Pazarit Historik të Gjirokastrës, nis një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit në fushën e trashëgimisë kulturore. Parku Kombëtar i Butrinit do të ketë brenda pranverës së vitit tjetër Planin e Integruar të Menaxhimit. Sot është bërë prezantimi i projektit dhe nënshkrimi i kontratës mes AADF-së dhe studios britanike të përzgjedhur për realizimin e planit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se përpara nisjes së punës për ndërtimin e planit, ishte domosdoshmëri pasja e një kornize ligjore të konsoliduar, çka u konkretizua në maj të këtij viti kur Parlamenti miratoi ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, ligj për të cilin asistoi gjithashtu edhe AADF-ja.

“Hartimi i këtij plani është një përgjegjësi e madhe. Dhe dua që studioja të jetë e ndërgjegjshme për këtë, ashtu sikurse dua ta siguroj se jemi bashkë në këtë etapë të re të zhvillimit të Trashëgimisë Kulturore. Unë besoj se me Fondacionin po nisim një sfidë të re, shumë të bukur, por që tejkalon kufijtë e vendit, sfidën e menaxhimit të ri të një Trashëgimie Botërore. Gjithashtu ky është një moment për t’i dhënë me qetësi përgjigje, disa pyetjeve, dilemave ose edhe sulmeve, po të doni që janë bërë rreth Butrintit”, tha Kumbaro, duke theksuar gjithashtu se e gjithë puna përgatitore për planin është bërë në komunikim të vazhdueshëm me UNESCO-n.

Sipas ministres së Kulturës, Plani i ri Menaxhimit të Integruar të Butrinit do të adresojë si duhet të gjitha sfidat e kohës me të cilat përballet ky xhevahir i kurorës së trashëgimisë tonë kulturore. Kujtojmë këtu që Butrinti ishte siti i parë shqiptar që u pranua në UNESCO në vitin 1992. Plani i fundit i menaxhimit të tij daton në vitin 2003, por sot ai plan nuk i përgjigjet dot nevojave të kohës, prandaj hartimi i një të riu ishte domosdoshmëri. Numri i vizitorëve në Butrint vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti është rreth 200 mijë persona, ndërsa në vitin 2013 përllogaritej në rreth 80 mijë persona.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

 

Etiketa: butrinti

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Udhëtimi i kthimit të përjetshëm!

Udhëtimi i kthimit të përjetshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

19:30 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

18:42 | 14/01/2026
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com