Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për një takim mes drejtuesve të partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.
Burime nga PD njoftojnë se Basha ka deklaruar se vendimin për pjesëmarrjen ose jo në tryezën e thirrur do ta bëjë publike pas një takimi që do të zhvillojë me aleatët opozitarë në orën 18:00, ku do t’i informojë ata lidhur me negociatat e zhvilluara një ditë më parë.