Pas pak minutash, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të dalë para shqiptarëve në një konferencë për shtyp nga selia blu.
“Në oren 19.00 kryetari i PD, Lulzim Basha deklaratë në seli”, thuhet në njoftimin për shtyp të selisë blu.
Konferenca për shtyp e rradhës e Lulzim Bashës vjen pas dekretit të ri të presidentit të Republikës, që cakton 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale.