Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit e përmbushën këtë mision teksa në Camp Nou morën një fitore me manita ndaj andaluzianëve me rezultatin 5-2 duke rikthyer diferencën prej 4 pikësh me Los Blancos.
Protagonisti absolut për Barcelonën u bë Raphinnha autor i një tregolëshi, ndërkohë që në fushën e lojës u pa të aktivizohej edhe Gavi i kthyer pas 203 ditësh pas një dëmtimi.
Barcelona e zhbllokoi shpejt ndeshjen, teksa që në minutën e 9 fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Raphinha. Nuk vonoi shumë dhe për skuadrën katalanase u akordua një tjetër penallti, ku edhe këtë radhë ai që shkoi te pika e bardhë ishte Raphinha me brazilianin që edhe këtë radhë u tregua i saktë duke e cuar rezultatin në 2-0. Skuadra e Hansi Flick nuk e la me kaq teksa në minutën e 38 shënoi edhe golin e tretë këtë radhë me Dani Olmon për të thelluar rezultatin në 3-0. Gjithsesi Sevilla arriti në një moment të ndëshkojë blaugranat me Oson që shkurtoi diferencën në 3-1.
Në pjesën e dytë Barcelona nuk u ndal teksa shënoi edhe 2 herë të tjera, fillimisht me Raphinhën që në minutën e 51 plotësoi tregolëshin personal për të cuar rezultatin në 4-1, ndërkohe që hodhi firmën e tij në këtë përballje edhe Joao Cancelo që shënoi golin e pestë. Në minutat shtesë Sevilla vetëm sa e bëri më PAK të hidhur humbjen teksa me Djibril SoW shëno golin që vulosi rezultatin përfundimtar 5-2 me Barcelonën që shkon në 70 pikë, ndërsa Sevilla mbetet me 31 pikë në vendin e 14.
gijotina.com/








