Paralelisht me banorët e Unazës së Re, në protestë janë ngritur edhe ata të Shkozës. Ata kanë bllokuar rrugën pasi kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Më herët ata po ashtu si banorët e Unazës së Re kanë kërkuar dëmshpërblim për objektet që do të shemben.
Banesat e banorëve në Shkozë preken nga ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe.