Banorët e Durrësit ende në çadra 2 muaj pas tërmetit: Po tallen me ne! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e Durrësit ende në çadra 2 muaj pas tërmetit: Po tallen me ne!

16:26 | 27/01/2020
në Kryesore
0

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe ende ka familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur ende një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.

ABC News ka shkuar mëngjesin e sotëm në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës e Thumanë. Pavarësisht shiut të ditës së sotëm, banorët janë grumbulluar përpara kësaj bashkie për të kërkuar një zgjidhje.

Ata vijnë çdo ditë në këto 2 muaj, ata ankohen se nuk e kanë marrë shërbimin e nevojshëm pranë Bashkisë. Në këtë Bashki më shumë se 24 mijë banesa u dëmtuan nga tërmeti.

Bashkia thotë se ka akorduar rreth 13 mijë raste për bonus qeraje por në të kundërt banorët thonë se shumë pak prej tyre kanë marrë bonusin e qerasë, pasi pavarësisht miratimit të emrit të tyre për bonusin e qerasë, kërkohen dokumentacione shtesë, siç është një kontratë qeraje e noterizuar apo  një llogari bankare në një bankë specifike.

Banorët ankohen se askush nuk i pret pranë kësaj bashkie.

Për të përfituar nga fondi i rindërtimit, pavarësisht nga cfarë kanë aplikuar deri më tani, banorët duhet që në 29 janar të kryejnë një aplikim të ri nga e para, pranë bashkive të tyre për të përfituar nga rindërtimi.

Disa prej banorëve thanë për ABC News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtyar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende uk është kryer një kontroll i tyre nëse janë të banueshëm ose jo.

Sic raporton gazetarja e ABC News Esiona Konomi, edhe pse radhët ë banorëve në pritje të një përgjigje nga Bashkia Durrës janë të gjata, në punë ka qenë vetëm një sportel me një punonjëse të bashkisë e cila ofron shërbimin ndaj qytetarëve.

Ndërkohë po ashtu disa banorë të Shkallnuerit në Golem kanë në këto radhë të gjata për të pasur një përgjigje që kur ra tërmeti i 26 nëntorit, ata janë ende pa përgjigje në dyert e bashkisë, madje ata ankohen se kanë kryer disa herë aplikime por ato janë humbur nga ana e bashkisë.

“Ne kemi bërë disa aplikime, i kanë humbur, tani kemi ardhur të bëjmë aplikimin prapë. Ata po tallen me ne, s’kemi çfarë të bëjmë. As bonusin e qerasë asnjëherë nuk na është miratuar, dosja më ka humbur 3 herë”, thonë ata.

Banorët të cilët kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre, kanë deklaruar për abcnews.al se nuk janë në gjendje të kryejnë aplikimin online për të cilin qeveria ka njoftuar se fillon prej 29 janarit.

https://youtu.be/7MCR9sj3utk

 

/abcnews.al

Etiketa: Banoret e Durresitbashkia DurresBonusi i qerasetërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Ministri turk jep alarmin: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Ministri turk jep alarmin: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com