Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë –

14:14 | 06/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Përleshja e banorëve të Baks Rrjollit për konfliktin e pronësisë është zhvendosur në Tiranë, ku përfaqësues të të dy palëve janë konliktuar pas debatit në emisionin Opinion. Banorët dhe zotëruesit e pronës janë konfliktuar fizikisht dhe kanë përfunduar në spital, sapo kanë dalë nga emisioni, ndërsa kanë bërë edhe referimet në polici. Të dyja palët pretendojnë se janë provokuar dhe më pas dhunuar.

Mungesa e shtetit dhe drejtësisë për zgjidhjen e konfliktit të pronës në Baks Rrjoll ka prodhuar një tjetër incident të rëndë, me të plagosur. Mbrëmjen e djeshme, banorë të Baks Rrjollit janë përballur me argumente në emisionin Opinion, situata ka degraduar në përleshje e dhunë fizike pas daljes nga emisioni. Si banorët pretendues të pronës, por edhe pronari me vendim gjykate pretendojnë se janë provokuar e më pas dhunuar. Fatmir Shpellzaj, i cili pretendon që e ka me dokumente dhe e ka konfirmuar me vendim gjykate këtë pronë, denoncon se pas emisionit djali i tij është dhunuar nga banorët, duke përfunduar në spitalin e Traumës.

Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve, kanë në dorë vetëm dhunën. Ata që kanë dhunuar varret e familjes sime, dje dhunuan edhe djalin tim dhe kjo nuk është më një çështje prone. Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh  kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument.

Ky reagim është pasuar nga ai i banorëve të zonës, që gjithashtu pretendojnë se kanë dokumente pronësie të trashëguara dhe se toka po u vidhet nëpërmjet falsifikimit. Sipas banorëve, ka qenë djali i Fatmir Shpellzajt që i shoqëruar nga disa persona të tjerë ka provokuar dhe kërcënuar banorët pas emisionit në tentativë për tu marrë dokumentet.

Sipas deklarimit të Prekë Molles, konflikti ka nisur pasi djali i Fatmir Shpellzaj e ka provokuar fillimisht duke e ndeshur me sup, çka më pas ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Gjatë debatit, djali i Shpellzaj është shprehur se kishte ardhur i përgatitur. Prekë Molla deklaron gjithashtu se djali i Shpellzaj ka qenë i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejzbolli. Sipas tij, ata kishin ardhur me qëllimin për t’i marrë dokumentet, pasi kishin menduar se ai ndodhej vetëm. Ai shprehet se është tërhequr zvarrë nga disa prej tyre në përpjekje për t’i marrë dokumentet, por pavarësisht kësaj ata nuk kanë arritur ta realizojnë këtë qëllim.

Pas përshkallëzimit të situatës janë përfshirë edhe banorë të tjerë të Rrjollit, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe kanë përfunduar për trajtim në spital. Të dyja palët i kanë bërë thirrje policisë që të hetojnë këtë ngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e saj.

 

Të Lidhura

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

Para
Lufta në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me kryeministrin Rama –

Lufta në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me kryeministrin Rama -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com