Ka nisur me tensione protesta e sotme e banorëve të “Astirit”.
Banorët kanë haur përplasje nga drejtuesit e mjeteve, pasi këta të fundit janë ankuar dhe kanë shprehur pakënaqësi për bllokimin e rrugëve.
Gjithsesi banorët duken mjaft këmbëngulës në vijimin e protestave të tyre. Ata shprehen se drejtuesit e automjeteve mund të gjejnë një rrugë tjetër për të kaluar ndërsa ata nuk kanë një të tillë.