Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.
Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.
Policia, bën me dije News24, u ka kërkuar banorëve që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.
Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek insitucionet.
The post Banorët denoncojnë: Shpërthimet e guroreve vazhdojnë appeared first on 27.









