Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli! –

11:13 | 11/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas përfundojnë në rrugë të gabuara duke u bërë pjesë e bandave që merren me trafik droge.

Qeveria e Rishi Sunak, është zotuar të ndalojë fenomenin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet gomoneve apo kamionëve por duket sikur deri më tani, nuk e ka arritur diçka të tillë.

Kështu shkruan media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi ku vë theksin tek ‘ofertat’ e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore, të cilët për sezonin e festave të fundvitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Ata e konsiderojnë këtë si një tallje për përpjekjet e ministrave britanikë. Sipas medias britanike, tashmë kalimi me kamionë po ofrohet me 5 mijë paund, në këmbim të 8 mijë që paguhen zakonisht.

Një reklamë shqiptare në TikTok, me një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar me 100% sukses.

Një deputet i lartë konservator dhe ish-ministër i kabinetit tha se bandat po shfrytëzojnë absolutisht kaosin në qeveri pasi e shohin se asnjë masë e premtuar ndaj tyre nuk po funksionon.

Bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t’i kontrabanduar ata me avion për 14,000 paund për person.

Mbërritjet nga Shqipëria me gomone kanë rënë që kur qeveria braitanike e caktoi atë një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe pasi kthehen mbrapsht pas disa ditësh. Por deputetët britanikë paralajmëruan se Zyra e Brendshme ka hequr vëmendjen nga kalimet ilegale të kamionëve.

Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila iu dha një goditje javën e kaluar pasi ministri përgjegjës për të, Robert Jenrick, dha dorëheqjen, duke thënë se nuk do të funksionojë.

Read more

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

Të Lidhura

nga 27
22:09 | 19/01/2026
0

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin...

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

nga 27
21:47 | 19/01/2026
0

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos. Autori i vrasjes është...

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

nga 27
21:31 | 19/01/2026
0

Një defekt në linjë e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë. Një defekt...

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

nga 27
20:17 | 19/01/2026
0

Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e radhës së Superiores, të vlefshme për javën e 20-të. Partizani fitoi 2-1 ndaj...

Para
Mallra kontrabandë, në pranga 2 persona e procedohet shtetasi gjerman –

Mallra kontrabandë, në pranga 2 persona e procedohet shtetasi gjerman -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

22:09 | 19/01/2026
Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

21:47 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –

21:31 | 19/01/2026
Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –

20:17 | 19/01/2026
Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –

19:55 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –
  • Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –
  • Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji –
  • Partizani fiton 2-1 ndaj Teutës në “Arenën e Demave”. –
  • Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’ –
  • Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –
  • Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com