Zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, vijon ti bëjë karshillëk hapur drejtësisë.
Edhe pse SPAK ka argumentuar se lënia e saj e lirë, rrezikon të prishë provat dhe të intimitojë dëshmitarët, Balluku shfaqet pa problem në publik, si një zyrtare ‘e përkushtuar’ për qytetarët.
Këtë të premte, ajo është parë krah Edi Ramës me fermerët në Divjakë, ku është diskutuar mbi situatën e përmbytjeve dhe dëmshpërblimet.
Balluku është shprehur, se qeveria sipas saj mbetet e përkushtuar ti ndihmojë fermerët, duke shpërfillur hapur faktin se është një zyrtare e pandehur.
“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe. Më është dashur të hyj në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen. Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin. Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin”,- është shprehur Balluku.










