Balluku i shmanget interpelancës/ Spiropali: Është jashtë, zv.kryeministrja shfaqet në Kuvend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku i shmanget interpelancës/ Spiropali: Është jashtë, zv.kryeministrja shfaqet në Kuvend

16:57 | 19/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Një skenë gazmore dhe aspak serioze ajo e ndodhur këtë të enjte në Kuvend, me protagonistë zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, që nxjerr në pah dhe mungesën e rakordimit mes socialisteve.

Fillimisht, ishte deputeti opozitar, Agron Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun, por kjo e fundit nuk vjen.

Ai akuzoi Ballukun për harxhime parash për festat e PS duke hedhur valle dhe thënë se s’kishte kohë për interpelancën, si dhe “skandalin” e 20 km rrugë me një kontratë koncesionare me vlerë 3 mld euro në xhepat e qytetarëve.

Read more

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

“Kanë kaluar të paktën 6 muaj në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh. Kanë ndodhur interpelanca të tjera, por nuk ka ndodhur kjo, sepse nuk keni vendosur dot datën. Vendoseni vetë datën, ministrja tha isha unë po s’ishe ti. Por duhet të vendosni ju, kam 6 muaj që e kam bërë. Rekord me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km nga 10 vite kontratë në 35 vjeçare, janë 3 mld euro nga paratë e shqiptarëve, nuk mund të fshiheni. Kishte reaguar me një çarçaf sharjesh e ofendimesh dhe me thelbin nuk ishte marrë, që keni vjedhur, duhet të jepni llogari.

Më çoi mesazh se ishte e zënë këtë javë, por ku shoh një postim, e shoh se hidhte valle me militantët e PS për festa. Ky është skandal! S’ka lekë për pensionet, arsimin, etj., thoni s’ka para, por ka për festat e PS-së! Kur vjen puna për vjedhjet skandaloze të një rruge 20 km ju fshiheni. Keni vjedhur paratë e qytetarëve. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme ministrja Balluku”, tha Shehaj.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali reagoi duke thënë se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca.

“Sigurisht interpelanca do vihet në rend dite. Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha Spiropali.

Por, më pas, Balluku u shfaq në sallën e Kuvendit, ku edhe iu përgjigj akuzave të deputetit Shehaj.

“Agron Shehaj ka munguar dy herë në seancë kur unë kam qenë këtu pasi nuk kalonte dot derën e parlamentit, si duket ai nuk e ka guximin të futet në interpelancë. Ka marrë dy herë raport mjekësor se nuk futej dot brenda kësaj salle nga frika juaj, unë kam qenë e ulur në këtë tryezë, populizmit të Shehajt nuk ka nevojë t’i jepni flatra dhe të bëni gjithë këtë zhurmë. Interpelancën me zotin Shehaj e kam për kënaqësi se më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë se nuk ka as argumente asgjë tjetër. Unë kam qenë për interpelancë më 3 tetor kur ju protestonit dhe ai kishte frikës tuaj. Unë nuk do ta bëj dot burrë zotin Shehaj, nuk i jap dot zemër”, tha Balluku.

Deklarata e Spiropoalit se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe shfaqja në sallë e saj të fundit kjo shkaktoi pakënaqësi te e opozitës. Deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza ndaj Spiropalit për gënjeshtrën, teksa ajo i tha që të kërkonte ndjesë.

Sula iu përgjigj: Në fund fjalës time, e bëj. Por o do kërkosh ti faljen, pastaj ta kërkoj unë! Shehaj kërkoi që zv/kryeministrja nuk është këtu. Ti the nuk është këtu. Ja ku është zv/kryeministrja. Kërko falje! Për zanat nuk gënjej unë. Ja ku është media! Ju gënjyet!

Ndërkohë, deputeti Shehaj kërkoi fjalën për replikë me zv.kryeministren, por kërkesa u refuzua nga kryeparlamentarja Spiropali. Shehaj u ngrit nga ulësja dhe u vendos te foltorja, veprim që bëri që Spiroali të njoftonte përjashtimin e tij nga seanca e kësaj të enjteje.

Të Lidhura

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

nga 27
20:46 | 01/04/2026
0

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

nga 27
20:36 | 01/04/2026
0

Ish-kryetari i grupit të Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit, Dritan Burgija, në një lidhje me studion...

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

nga 27
19:46 | 01/04/2026
0

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

nga 27
19:36 | 01/04/2026
0

Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, sot (e mërkurë, 1 prill) çeli zyrtarisht bazën me...

Para
5-vjetori i SPAK, Dumani: Kemi dhënë mesazh të qartë, drejtësia nuk ka anë

5-vjetori i SPAK, Dumani: Kemi dhënë mesazh të qartë, drejtësia nuk ka anë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

20:46 | 01/04/2026
Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

20:36 | 01/04/2026
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

19:46 | 01/04/2026
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

19:36 | 01/04/2026
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

18:22 | 01/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –
  • Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –
  • RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –
  • “Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –
  • Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com