Klement Balili ka lënë Drejtorinë e Policisë Tiranë për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do t’i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.
Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça, ndërsa kjo e fundit do të bëjë edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.
Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua ë duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.