Një baba kinez shiti të bijën e tij vetëm 1-vjeçare për të shlyer borxhet e tij në bixhoz.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në në qytetin Guizhou në Kinë.
Sipas gazetës Guiyang Evening Neës, burri me emrin Jiang, e shiti të bijën me vlerën 7.8 mijë euro për të shlyer borxhin prej 7 mijë euro ndaj disa personave që e kërcënonin.
Ndërkohë të shoqes, Ëang ai i tha që të bijën do ta çonte me pushime te gjyshja në qytetin Zunyi 140 km larg shtëpisë.
E ëma filloi të dyshonte pas 1 muaji kur s’kishte kontakt me vajzën e saj. Ajo informoi policinë të cilët në një hetim të fshehtë zbuluan aktin e babait dhe e arrestuan.
Fatmirësisht foshnja u gjet nga policia dhe iu rikthye nënës së saj.