Në nëntor të vitit të shkuar u nda nga jeta një nga aktorët më të mirë të teatrit dhe humorit shqiptar, Fatmir Xhelilaj.
Koronavirusi nuk e kurseu njeriun e skenës, të cilin në të gjallë e vlerësuan shumë më pak se sa e meritonte.
Më poshtë ai vjen me një interpretim të jashtëzakonshëm të poezisë “Babai”, e cila në fund të fundit është shprehje e një respekti të pamatë për njerëzit punëtorë si vetë Fatmiri i ndjerë.