Përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve mes Atletico Madrid dhe Barcelonës në Camp Nou, autobusi i Los Colchoneros u bë objekt i gurëve të hedhur në momentin që po mbërrinte në stadium(ashtu sic kishte ndodhur edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit) nga ku dy dritare thyen krejt.
Një ngjarje e shëmtuar kjo që solli edhe reagimin e madrilenëve.
‘Klubi është i njëjti, nuk mund ta përmirësojmë. Nuk është një rast i izoluar, kjo na ndodh zakonisht sa herë vijmë në Barcelonë’-komentoi trajneri Diego Pablo Simeone.
Ndërsa vetë Atletico vendosi të shfaqë indinjatën e tij për atë çfarë ndodhi duke zgjedhur ironinë në rrjetet sociale duke i shkruar direkt NASA-s.
‘Sonte, edhe ne pamë anën e errët të hënës’-shkruante Atletico Madrid.
Nosotros también hemos visto esta noche la cara oculta de la luna, @NASA. pic.twitter.com/SvSfH7JBdV
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 8, 2026








