Atyre që do të vijnë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atyre që do të vijnë…

19:35 | 13/12/2018
në Shqiperi
0

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Nga Armando Mosho
Shqipëria gjendet në prag të revolucionit popullor, pikërisht atëherë kur duhej të ishte në kulmin e qetësisë, ndoshta në javën më të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës, por fatkeqësisht cdo event historik i Kosoves e gjen Shqipërinë në tym, duke mos qënë në gjendje ti dalë Zot vehtes e jo më të artikulojë qoftë edhe një fjalë të vetme në mbështetje të trojeve shqiptare.
Në mua kjo gjë nuk është rastësi. Kjo është pasoja e klasës politike të zgjedhur në Shqipëri, një klasë e kapur, e lidhur me njëmijë fije të errëta që dihen se ku perfundojnë. Një klasë politike e kalbur, e fëlliqur dhe antishqiptare -si e tillë, dua ti uroj kësaj klase politike “një fund të tmerrshëm”!
Më herët kam shkruar nevojën e ndryshimit të mentalitetit të shqiptarëve, me të cilën kam nënkuptuar se shqiptarët pa përjashtim duhej të kërkonin më herët atë që kërkojnë sot studentët
– vendosjen e një sistemi të drejtë, që nuk deformon dhe denigron njeriun dhe si rrjedhojë i mundëson atdheut zhvillimin.
Ka disa shprehje lidhur me rëndësinë që duhet ti jepet një arsimimi cilësor, por dy i kam të mbërthyera fort në kokën time:
1- nëse do të bësh një investim që zgjat qindra vite, investo në arsim.
2- një investim në arsim, paguan normën më të mirë të kthimit.
Mirëpo në Shqipëri është katapultuar në pushtet një klasë politike që edhe në këto momente që janë duke vdekur, jam i bindur se qeshen me dy shprehjet që kam shkruar më lart. Sepse ata/o nuk janë ngjitur aq lart nga investimi në arsimim, por me të tjera pelivanllëqe. Shumë thone se: cdokush e blen cdo pozicion që e merr në Shqipëri – ose e parapaguan dhe nuk shqetësohet gjatë qëndrimit në post ose e paguan me këste mujore tek eprori direkt gjatë gjithë qëndrimit dhe kur emërimet jane kështu, korrupsioni natyrshëm do jetë kapilar dhe do të përhapet si një kancer mbi gjithë shoqërinë.
Unë besoj 100% cdo student për cdo denoncim që kanë bërë me pankarta në shesh. Shqipëria prej një kohe të gjatë qeveriset nga banda kriminale, shushunja gjakpirëse që vetëm sa ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin, me marrëveshje që të mos prekin njëri-tjetrin reciprokisht dhe me forcën që ju jep pushteti zgjedhin gjithmonë forcën ta përdorin kundër qytetarit.
Shqiperia është një vend i pasur dhe i shumë- keq-qeverisur për vite me rradhë dhe duket se është ky momenti kur klasa e kalbur politike po vdes ose sic thuhet ndryshe e ka ngrënë ujku ose hëngri derrin.
Në një shkrim të mëhershëm publik me idenë për të bërë më të mirën për atdheun pata shkruar disa rrjeshta për përzgjedhjen e një trupe të mirë legjislative dhe qeverisëse, por ai që sot ju lutet për dialog studentëve ka deklaruar cdo herë se nuk lexon dhe nuk përfill asnjë mendim të ndryshëm (sic diktatorët bëjnë) për rrjedhojë edhe nuk mundet të kuptojë gjëra të reja, të ndryshme nga truri i zbardhur prej pluhurit.
Unë nuk do të mundem dot kurrë të gjejë fjalë më të sakta sesa atëhere dhe mendoj se atdheut më duhet t`ja ripërsëris atë paragraf që thotë:
“Eshtë e lehtë, e lehtë në mënyrë qesharake , të hartosh një model për zgjedhjen e një trupe ekzekutive dhe legjislative.
Së pari – duhet të vendosësh mënjanë njerëzit e ndershëm dhe të denjë për t`ju besuar vendin, që në të njëjtën kohë janë dhe ekspertë në ndonjë fushë, nëpërmjet një veprimi reciprok dhe njohje të kapaciteteve të tyre. Pastaj mes këtyre do të duhet, në një shoshitje më të ngushtë, të zgjedhësh njerëzit më kompetentë dhe të ditur, të dorës së parë, në secilin specialitet, njësoj nëpërmjet një njohjeje dhe garancie reciproke. Kështu, i përbërë prej ketyre, trupi legjislativ do të duhet së fundi për secilin rast të veçantë, të vendosë vetëm notat dhe gjykimet e komponentëve më të specializuar dhe ndershmëria e të gjithë të tjerëve duhet të jetë aq e madhe sa të mjaftojë për të kuptuar thjesht leverdinë e të lënit vetëm në dorë të këtyre votimin mbi këto gjëra, në mënyrë që ligji, në kuptimin më të ngushtë të rrjedhë nga arsyeja e më të arsyeshmëve.
Një përparim i rregullt dhe i shpejtë është i mundur, dhe kushti i vetëm për këtë është që secili në fushën e tij të ketë konkurrentë jashtëzakonisht mosbesues dhe që tia shohë mirë gishtat. Nga ky afrim i mosbesuesit lind drejtësia në republikën e të diturve.”

Rinia e Shqipërisë janë aseti më i vyer dhe janë shpresa e vetme e shqiptarëve në një të nesërme më të mirë.
Ata qësot zgjedhin të denoncojnë pedagogët e tyre si të korruptuar, janë shpresa se nesër do të vendosin sistemet perëndimore të kontrollit mbi financat publike. Kështu që për mua Rinia e mencur Shqiptare nga ky moment e në vazhdim, me dashurinë e madhe për gjithë trojet ku flitet shqip duhet të mos ta ndalë protestën deri në rrëzimin e sistemit më të kalbur politik, që përhapi sëmundje e mbolli tmerr gjate dy dekadave të shekullit 21në Shqipëri.

Etiketa: Armando Mosho

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Protestë në Fier, banorët bllokojnë punimet për By pass-in

Protestë në Fier, banorët bllokojnë punimet për By pass-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com